Ferri

Ferri

B14509
1.500 Lekë
Dan Brown
ISBN: 9789994303281
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2013
Number of Pages: 600

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej “ferri” brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe nevojën e saj shpëtimtare. Nuk është aspak e çuditshme që studiuesi i simbologjisë, Robert Langdon, është një ekspert i Dantes, përkundrazi. Është krejt e natyrshme që profesori amerikan t’i kushtojë studime dhe kurse universitare në Harvard poetit fiorentin dhe vizionit të tij të hatashëm me të cilin përtheu në formë solemne klimën e epokës së tij të mundimshme. E pra, është gjithashtu krejt normale, që në Firence Robert Langdoni të ndihet si në shtëpi të vet, që Davidi dhe Piazza Signoria, kopshtet Boboli dhe Palazzo Vecchio të jenë për të një sfond familjar, një konstelacion kulturor dhe i dashur, shumë ndryshe nga skenat turistike përshkuar prej vitesh nga vizitorët normalë.Por tani gjithçka ndryshon, nuk ka asgjë normale, asgjë që të mund të evokojë të shkuarën e ëmbël. Këtë herë është një makth dhe vetëm njohuritë e tij për qytetin, deri në labirinthe dhe rrugica, korridore pallatesh, kalime sekrete, mund ta ndihmojnë të shpëtojë jetën.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.