E Verteta Mbi Ceshtjen Herri Kjubert

E Verteta Mbi Ceshtjen Herri Kjubert

B16651
1.400 Lekë
Joel Dicker
ISBN: 9789994304165
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2015
Number of Pages: 632

Verë 1975. Nola Kellergan, një vajzë 15 vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës, New Hampshire. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë 2008, New York. Markus Goldman, një shkrimtar i ri i suksesshëm po përjeton një nga rreziqet më të mëdha të zanatit të tij, është bllokuar dhe nuk mund të shkruajë asnjë rresht në romanin që duhet t’i dorëzojë botuesit të vet. Por diçka krejt e papritur ndodh në jetën e tij; miku i tij, profesor në universitet Harry Quebert, një nga shkrimtarët më të vlerësuar në Amerikë akuzohet të ketë vrarë të renë Nola Kellergan. Kufoma e vajzës gjendet në oborrin e vilës së profesorit, në Goose Cove, pak jashtë Aurorës, në breg të oqeanit. I bindur në pafajësinë e Harrit, Markusi braktis gjithçka e shkon në New Hampshire për të bërë një hetim krejtësisht vetjak. Pas 30 vitesh Markusi duhet t’i japë përgjigje pyetjes: kush e vrau Nola Kellerganin? Dhe sigurisht të shkruajë edhe romanin e gjithësuksesshëm.E vërteta mbi çështjen Harry Quebert” është një lumë i rrëmbyer, që e përfshin lexuesin e përkund pa ndalur nga faqja e parë në të fundit, është libri i verdhë i njohur botërisht si eventi editorial më i mirë i viteve të fundit: gjenial, argëtues, pasionant, i aftë të magjepsë në fillim Francën, pastaj gjithë botën mbarë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.