Nje Familje Thuajse E Persosur

Nje Familje Thuajse E Persosur

B17704
1.000 Lekë
Jane Shemilt
ISBN: 9789928217240
Publisher: Dituria
Publication Year: 2016
Number of Pages: 364

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet. Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese. Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija - rrëmbimi, vrasja - bëhen gjithnjë e më të besueshme. Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t’ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi. Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste. Roman provokues që vëzhgon ndjenjën e fajit të një nëne që punon dhe është në karrierë, diçka që u ndodh shumë grave sot.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.