Jeta Fillon Te Premten

Jeta Fillon Te Premten

B18535
1.000 Lekë
Ioana Parvulescu
ISBN: 9789928228543
Publisher: Pegi
Publication Year: 2017
Number of Pages: 328

Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta: mos është një vrasës makabër e serial, mos është një hajdut, një marsian, një mashtrues? Që ta mbajnë nën vëzhgim, vendosin t'i japin punë si gazetar, punë në të cilën, heroi ynë ia del mbanë më së miri. Falë syve të tij, por edhe të shumë personazheve të tjera, mjeshtërisht të formësuar, zbulojmë epokën e artë, shekullin e haresë së jetës, atëherë kur njerëzimi besonte në përparimin shkencor dhe në të ardhmen. Falë shkrimit elegant të Pârvulescu-t, hyjmë krejt natyrshëm në intimitetin e personazheve: doktori Margulis, njeri i mirë që pret më të varfrit në klinikën e tij; e bija Xhulia, e kredhur në lexime revistash dhe e etur për jetë e dashuri; Gavroshi, një rumun që njeh mirë rrugicat e fshehta të lagjeve të varfra të Bukureshtit; Niku, miku i ngushtë i të riut Zhak Margulis. Ne vizitojmë edhe zyrat e gazetave të mëdha, të zhurmshme të botës së atëhershme, me skandalet dhe prapaskenat e tyre: kjo është atmosfera në të cilën gazetari ynë “do të bjerë nga qielli”, para se të birësohet nga shoqëria e lartë e Bukureshtit. E falë këtij personazhi kryesor, këtij heroi “të ndryshëm”, i cili gjendet vërtet jashtë kohës e jashtë vendit, na paraqitet një botë paragjykimesh e mediokriteti lëndues. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.