Amelia Vajza Qe Nuk Do Te Ekzistonte

Amelia Vajza Qe Nuk Do Te Ekzistonte

B18898
1.300 Lekë
Cathy Gohlke
ISBN: 9789928216281
Publisher: Botimet Living
Publication Year: 2017
Number of Pages: 442

Një letër, një kërkesë … Gjatë një vizite në Gjermani,Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun , një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashkueshëm dhe është e tmerruar,sepse i shoqi e konsideron vajzen e tyre ,Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane. … Shpie drejt një të vërtete të errët … Për sa i përket Shlikut ,që i ishte vardisur dikur,Rakela është e bindur se ai është po aq i rrezikshëm sa dhe kryqet e thyera qe valëviten si merrimanga të zeza në çdo ndërtesë qeveritare të Berlinit. Ajo dyshon se dosjet e të atit përmbajnë planet famëkeqe të Hitlerit për asgjësimin e njerëzve, ndër ta dhe Amelinë,të cilët rregjimi i gjykon të padenjë për të jetuar. Rakela rrezikon shumë ndërsa rrëmon në ato dokumente të klasifikuara,ku,më në fund,zbulon sekrete tronditëse për historinë e saj personale dhe për një familje rreth së cilës nuk kishte ditur asgjë deri atë ditë. … Dhe ata do të rrezikojnë gjithçka për të hedhur dritë mbi të. E përndjekur nga forcat SS,Rakela i kërkon ndihmë Xhejson Jangut –një reporter amerikan tërheqës,profesionist kokëfortë, i dhënë pas gazetarisë investigative dhe që u shkon gjërave deri në fund , si dhe një person që ka shumë pak gjasë të bëhet aleat i Rakelës- i cili e lidh atë me Rezistencën dhe Ditrih Bonhoeferin,teologun që kishte hapur shumë polemika . E detyruar të fshihet,çdo ideal i Rakelës vihet në dyshim,ndërsa ajo dhe Xhejsoni ecin në fije të perit ,duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke iu kërkuar të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë,për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë që nuk i njohin ,por i duan.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.