Embelsia E Jetes

Embelsia E Jetes

B18970
Out-of-Stock
1.100 Lekë
Paulus Hochgatterer
ISBN: 9789994305087
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2017
Number of Pages: 304

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina , mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej atij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël , pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes .Komisari i krimeve Ludvig Kovacs e kalon ditën në birrarritë e mbuluara nga bora, ndërsa mbrëmjeve vëzhgon me teleskop . Krimet e kryera në kapërcyellin e gjithë vitit e trazojnë jashtëzakonisht shumë – madje e pengojnë edhe në marrëdhëniet intime me Marlenën, pronaren e një dyqani second hand .Sido që me këtë krim të pazbuluar ai ka arsye të pakundërshtueshme për të mos kaluar një fundjavë romantike që Marlena ka planifikuar në vigjilje të Vitit të ri , kjo vdekje – për këtë s’ka asnjë dyshim – do të vazhdojë ta mbajë në ankth si në morsetë .Një baba psikopat rreh vajzat e tij , sa i bën për spital; një prift benedikt vrapues i largësive të mëdha, dëgjon në kokë zëra që nuk kanë të bëjnë me Zotin ,një postier në pension do që të vrasë veten ; ndërsa një nënë e re beson se fëmija i saj i porsalindur është djalli.Psikograma e kësaj qyteze është vërtet shqetësuese- por ,cili nga banorët e saj ishte vizitori i fshehtë i natës ? Kush ta ketë kryer këtë krim të tmerrshëm?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.