Fjaluer Kritik I Shqipes

Fjaluer Kritik I Shqipes

B08945
1.100 Lekë
Mustafa Kruja
ISBN: 9995635003
Publisher: Cabej
Publication Year: 2008
Number of Pages: 316

Ky botim nxjerr në dritë për herë të parë rishkrimin që autori bëri në mërgim, në Niagara, në vitet e fundit të jetës së tij, të një fragmenti të një vepre madhore e të humbur të autorit. Siç dëshmojnë burimet dokumentare, Kruja, në krye të punëve të sektorit të Leksikografisë në Institutin e Studimeve Shqiptare, para vitit 1944 e pati përfunduar Fjaluerin e tij, i cili numëronte plot 12 vëllime, nga A te Zh. Sot për sot kjo vepër rezulton e humbur, me përjashtim të këtij Fjalueri të dy germave të para, A e B, të cilin Kruja e rindërtoi me kujtesë, por nuk mbërriti ta përfundonte. Botime Çabej e nxori në dritë në dhjetor 2008, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit. Ky Fjaluer kritik është i vetmi në llojin e vet deri tani në leksikografinë shqiptare. I hartuar mjeshtërisht prej Mustafa Merlika-Krujës, të cilin Aleksandër Xhuvani e cilësonte si leksikografin më të madh tonin.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.