Fjalor Politik Oxford

Fjalor Politik Oxford

B02134
2.000 Lekë
Iain Mc Lean
ISBN: 9992766190
Publisher: Idk
Publication Year: 1996
Number of Pages: 644

"Politika mund të duket diçka efemere, që ndërron bashkë me kohën, por puna përgatitore që na u desh të bënim për këtë botim të ri të Fjalorit Politik, tregon se sa të thella janë themelet mbi të cilat ngrihet studimi i politikës. Jemi përpjekur të pasqyrojmë në këtë botim ndikimin e ngjarjeve bashkëkohore në konceptet dhe institucionet mbi të cilët bazohet kuptimi i politikës, ashtu si dhe zhvillimet që kanë ndodhur në studimin dhe interpretimin e politikës.
Zërat në këtë botim janë shkruar nga një ekip akademikësh, specialistë të fushave që mbulojnë. Ky ekip është zgjeruar, duke qenë se ndërkohë kanë lindur koncepte të reja. I jemi mjaft mirënjohës kontribuuesve të botimit të mëparshëm për përditësimin dhe rishikimin e zërave të tyre, ashtu si dhe pjesëtarëve të rinj të ekipit që bënë të mundur zgjerimin dhe rifreskimin e librit. Duhet të falënderojmë gjithë ata lexues që me sugjerimet dhe komentet që na dërguan, na bënë të kryenim një sërë ndryshimesh duke shtuar mjaft zëra të rinj.
Ndryshimet e ndodhura në politikë janë pasqyruar në zërat e rinj që mbulojnë koncepte të tillë si kozmopolitizmi, përplasja e qytetërimeve, demokraci vendimore, apo politika e frikës. Ndikimi që kanë pasur ndodhitë bashkëkohore dhe meraku ynë për të zgjeruar mbulimin gjeografik, ka sjellë, po ashtu, mjaft zëra të rinj. Po ashtu, ngjarje me një jehonë të gjerë politikë, na bënë të shtojmë zëra të tillë si ata për Ruandën apo Darfurin. Në shumë prej zërave të fjalorit gjen referime për zëra të tjerë, çka shënohet me asterisk.
Kriteret që kemi përdorur për përzgjedhjen e zërave të këtij Fjalori përsa i takon teoricienëve dhe politikanëve mbeten të njëjta me ato të botimit të mëparshëm, që përmenden në parathënien e botimit të vitit 1996. Ndonëse, kontribute të rëndësishme mund të jepen padyshim edhe në të gjallë, kriteri që ne kemi përdorur është të përfshijmë në Fjalor vetëm ato figura që tashmë kanë vdekur.
Ky botim ofron po ashtu lidhjen në web, duke iu referuar website-it të Fjalorit: www.iup.com/ref/uk/reference/resources/politics. I jemi mirënjohës stafit të Oxford University Press për mbështetjen që na kanë dhënë dhe sugjerimet e bëra për risitë që gjenden në këtë botim."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.