Fjalor I Filozofise

Fjalor I Filozofise

B07856
3.000 Lekë
Ekrem Murtezai
ISBN: 9789994312597
Publisher: Toena
Publication Year: 2007
Number of Pages: 496

Kjo filozofi fillon me fundin e skolastikës mesjetare dhe përfshin periudhën deri në shek. XIX, kohë në të cilën nis filozofia postmoderne. Historia e filozofisë është një disiplinë e cila ka si synim të paraqesë historinë e formimit të filozofisë, të interpretojë zhvillimin e ideve filozofike në kohë e vende nga autorë të ndryshëm. Natyrisht kjo ka karakter përshkrues dhe historik, por ka edhe karakter vlerësues. Historia e filozofisë ka lindur së bashku me vetë filozofinë. Por është Latoni dhe Aristoteli që i dhanë asaj përmbajtjen dhe formën e një disipline të veçantë. Filozofia moderne është një filozofi komplekse dhe e gjerë. Ajo nuk erdhi nga një boshllëk, përkundrazi, është një zhvillim i natyrshëm i mendjes njerëzore dhe i ideve në përshtatje me kushtet historike, shoqërore dhe politike të kohës së pas Mesjetës. Kjo filozofi paraprihet nga idetë e një filozofie, të cilën ne mund ta konsiderojmë si filozofia paramoderne. Filozofia moderne ka për subjekt të saj kuptimin e natyrës dhe të eksperiencës njerëzore. Fillesat e saj janë që në idetë e Rozher Bekonit, të Xhon Dun Skotit dhe të Uilliam Ockhanit. Këta filozofë janë të parët që pohuan pavarësinë e filozofisë dhe lirinë e saj në kërkimin e të vërtetës dhe lidhjen e saj me jetën. Filozofia moderne është filozofia që kundërshton skolastikën dhe dogmën fetare si dhe autoritetin e saj. Kjo filozofi është një zgjim i mendjes njerëzore nga skolastika mesjetare. Në Mesjetë filozofia dhe feja ishin një e vetme. E vërteta filozofike ishte njëherazi edhe një e vërtetë fetare.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.