Fjalor Bio Bibliografik Iliro Shqiptar

Fjalor Bio Bibliografik Iliro Shqiptar

B09901
800 Lekë
At Giuseppe Valentini
ISBN: 9995657171
Publisher: Plejad
Publication Year: 2009
Number of Pages: 280

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini. Ka një vlerë të spikatur historike dhe përben një përmbledhje sistematike emrash, artistësh, humanistësh, letrarësh të botës shqiptare, tituj veprash, tekste me një interes te veçantë historik, e toponime të ndryshme të nxjerra nga skedarët e arkivit të stërmadh të historisë në Bibliotekën Albanologjike dhe në arkivin historik Saverian të grumbulluar në vite nga Jezuitët e Shkodrës, një arkiv ky pjesërisht i shkatërruar në vitin 1946 dhe pjesërisht i transferuar në Arkivin shtetëror në Tiranë.
Shihet pra se Arkivi dhe Biblioteka Saveriane, revista LEKA dhe At Valentini, që e sistemoi dhe botoi këtë material, përbëjnë vlerat kompozuese të kësaj vepre. Por merita më e madhe i takon jezuitëve dhe misioneve te tyre hulumtuese që mblodhën lëndën që mbrujti këtë Fjalor Bibliografik, të shfaqur në kohën e botimit si orvatjen e parë të një enciklopedie të plotë, në tërë kuptimin e fjalës, nëse do të qenë botuar të paktën 400 skedat që tashmë qenë sistemuar. Gjithsesi edhe kështu, kjo vepër përbën një instrument të pashmangshëm për "lundrimin"në historinë e trazuar mijëra – vjeçare të Shqipërisë, përveçse një vizion të gjerë dhe depërtues në tërësinë e ambientit historik dhe gjeografik, mbi popullsinë, strukturat sociale dhe institucionet shqiptare që e përbënin atë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.