Your cart
There are no more items in your cart
Nga konsujt e parë francezë si Comte, Isnard, Boulle apo Garnier etj, në vitet 1600-1700 e gjer tek konsulli Auguste Degrand, zbuluesi i varreve të tjetra të Komanit në fundin e shekullit XIX, historitë dhe raportet e tyre n’a shfaqin ngjarje mbresëlënëse, duke na nxitur imagjinatën për të rikrijuar në mendjet tona imazhin e qyteteve shqiptare dhe të jetës së përditëshme në brigjet e Ilirisë, ku krahas bëmave historike, luftrave të gjata, diplomacisë, janë dhe legjendat, këngët historike dhe ato të dashurisë, përrallat, supersticionet e deri tek «ligjet» e gjakut. I pari libër me syrin e konsujve të huaj mbi Shqipërinë ku lexuesi do të zbulojë gjerësisht marrëdhëniet e francezëve dhe shqiptarëve përgjatë historisë.