Paqja E Nevojshme

Paqja E Nevojshme

B21407
1.200 Lekë
Paolo Rago
ISBN: 9789928277695
Publisher: Toena
Publication Year: 2019
Number of Pages: 264

Ky libër hedh dritë mbi marrëdhëniet dypalëshe italo-shqiptare në periudhën e
dy dekadave (1945-1965) të së ashtuquajturës Luftë e Ftohtë. Një fazë historike,
që ka lënë gjurmë të thella në marrëdhëniet midis Romës dhe Tiranës, të cilat
u shndërruan në elemente të dy konteksteve të papajtueshme gjeopolitike, e
që për herë të parë në histori morën tipare globale. Pas pushtimit të Shqipërisë
nga Italia dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet mes dy vendeve
patën vështirësi të mëdha për t’u rindërtuar dhe vetëm më pas filluan, me
ngadalësi, të ecin drejt rrugës së miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë.
Mbi bazën e studimit të dokumentacionit arkivor, në shumicën e tij i pabotuar,
i ruajtur në institucionet respektive në të dyja anët e Adriatikut, dhe të
materialeve të ruajtura në Arkivin e Departamentit të Shtetit në Uashington,
në këto kapituj kontekstualizohen, rindërtohen dhe analizohen ngjarjet
kryesore që ndodhën dhe zgjedhjet politike, që u ndërmorën në ato vite nga të
dyja vendet.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.