Vitet E Uljes Se Tensionit

Vitet E Uljes Se Tensionit

B25557
1.500 Lekë
Paolo Rago
ISBN: 9789928376534
Publisher: Toena
Publication Year: 2023
Number of Pages: 383

Ky libër përqendrohet në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë në periudhën kryesore të të ashtuquajturës Luftë e Ftohtë. Zgjidhja përfundimtare e disa prej çështjeve thelbësore, si dëmshpërblimet e luftës dhe rikthimi në atdhe i italianëve të mbajtur në Shqipëri pas mbarimit të konfliktit botëror, ndihmoi për të ulur tonet e përballjes mes dy vendeve, asokohe në pozicione ideologjike krejt të kundërta. Riafrimi i ndërmarrë, ndonëse i ngadaltë, shënoi fillimin e një faze të re politike dhe të një ekuilibri më të qëndrueshëm në Mesdheun Qendror.
Studimet e përmbledhura analizojnë këto vite tranzicioni, nga viti 1962 deri në vitin 1978; që nga përpjekjet e vëna në jetë nga Italia për të hapur kanale bashkëpunimi me Tiranën përmes krijimit të marrëdhënieve kulturore e deri te ndryshimet që pasuan, rrjedhojë e evolucioneve politike të brendshme dhe ndërkombëtare, nga qëndrimet e mbajtura nga Partia Komuniste Italiane dhe nga Partia e Punës e Shqipërisë; nga përndjekjet dramatike fetare të kryera në Shqipëri ndaj besimeve historikisht të pranishme në vend e deri te prania në Itali e të arratisurve antikomunistë shqiptarë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.