Amerika Ndryshe

Amerika Ndryshe

B05054
Out-of-Stock
400 Lekë
Noam Chomsky
Publisher: Konica
Publication Year: 2004

Noam Çomsky, "eksperti i të vërtetave faktike", sikurse e ka quajtur New York Times-i, është një luftëtar i përbetuar në luftë kundër hipokrizisë politike, barbarizmit shtetëror dhe shpërdorimit të pushtetit. Libri “Amerika ndryshe”, vjen si rezultat i përpjekjeve të tij të pashtershme për t'i vlerësuar superfuqitë e botës me "peshoren dhe metrin" e tyre dhe për t'i nxjerrë përgjegjëse për veprimet që ato kryejnë në emër të popujve të tyre. SHBA-ja dhe aleatët e saj i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, për ato shkelje të së drejtës që ajo i bën me të dyja këmbët, ndërkohë që në arenën ndërkombëtare shfaqet sikur i mbron ato. Duke analizuar fushatën e SHBA-se ndaj Irakut, ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, suportin Amerikan ndaj një regjimi terrorist në Timorin Lindor dhe krizën politike në Kolumbi, Çomski bën një analize të detajuar të politikës së jashtme të qeverive perëndimore, duke nxjerrë në pah interesat që fshihen pas veprimeve të tyre, siç janë sanksionet ekonomike, që e paralizojnë një vend, dhe operacionet "kirurgjike" ushtarake. Libri është botuar në shumë shtete të botës si Angli, Francë, Suedi, Arabi Saudite, Kosovë, Argjentinë, Spanjë, Greqi, Itali, Gjermani, Taivan, Indi,Portugali, Rusi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.