Keshilltari Amerikan Non Grata Ne Tirane

Keshilltari Amerikan Non Grata Ne Tirane

B17335
1.000 Lekë
Ylli Molla
ISBN: 9789928219060
Publisher: Botart
Publication Year: 2016
Number of Pages: 256

Fillimdhjetori i vitit të trazuar 1996. Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në SHBA, kur një zile e zgjatur trazoi qetësinë e apartamentit 141 Eleventh Street, South East Uashington DC. Telefonata vinte nga Shtëpia e Bardhë. Denny nuk e njohu zërin e Richard Schifter-it, këshilltarit të Presidentit Klinton për Sigurinë, i cili u detyrua të prezantohej. Ai iu drejtua Denny-t me fjalët: “Are you crazy?” “No!” iu përgjigj thjesht dhe shkurt ish-këshilltari amerikan në Tiranë. Pyetja e çuditshme e Schifter-it buronte prej deklaratës tronditëse të Denny-t disa ditë para largimit nga Shqipëria, kur ishte shprehur se shumë shpejt Ushtria Shqiptare do të shkatërrohej dhe vendi do të zhytej në kaos. Këto fjalë kishin shkaktuar pështjellim në Shtëpinë e Bardhë dhe Schifter e kishte më të thjeshtë që ta kërkonte përgjegjësinë te deklarata e papërmbajtur dhe jodiplomatike e ish-përfaqësuesit amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Për një çast ai u step nga përgjigjja e ftohtë dhe e prerë e Denny-t, që vijoi shpjegimin: “Unë isha luga brenda gjellës që po gatuhej atje…”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.