Organizatat Nderkombetare

Organizatat Nderkombetare

B18916
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Ian Hurd
ISBN: 9789994305070
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2017
Number of Pages: 408

Vlerësimi i botimit të parë të librit “Organizatat Ndërkombëtare”: “Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. Ian Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor.” Jon Pevehouse, University of Wisconsin “Kjo hyrje e shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare e një prej studiuesve të rinj më premtues të kësaj fushe është tekst themelor për çdo kurs të institucioneve ndërkombëtare; ai është lehtësisht i kuptueshëm, gjithëpërfshirës në mbulimin e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe i mirë-strukturuar sipas detyrimeve që lindin për shtetet prej traktateve themeluese të organizatave ndërkombëtare, respektimin në praktikë të këtyre detyrimeve nga shtetet dhe aftësisë së organizatave ndërkombëtare për të imponuar respektimin e rregullave të tyre.”Ulrich Sedelmeier, Lektor Senior i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, London School of Economics and Political Science. Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore. Ndryshe nga tekstet e tjera të kësaj fushe, Ian Hurd i çon lexuesit pas kuintave të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke i ftuar të shtrojnë pyetje si: Cilat janë detyrimet ligjore që u japin organizatave ndërkombëtare pushtet në arenën ndërkombëtare? Si e garantojnë organizatat ndërkombëtare bindjen e anëtarëve dhe respektimin e rregullave të tyre? Si i imponojnë rregullat e tyre organizatat ndërkombëtare? Hurd i shqyrton këto çështje përmes analizës në thellësi të rasteve studimore nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme të botës, që shtrihen gjatë gjithë kapitullit. Kjo u mundëson studentëve të lidhin teoritë themelore të organizatave ndërkombëtare me të drejtën, praktikën dhe filozofinë e organizatave ndërkombëtare më të mëdha, përfshirë: Organizatën Botërore të Tregtisë. Fondin Monetar Ndërkombëtar. Bankën Botërore. Kombet e Bashkuara. Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykatën Ndërkombëtare Penale..Bashkimin Europian. Bashkimin e Kombeve të Azisë Juglindore. Bashkimin Afrikan.I shkruar me saktësi dhe tërheqës, i pasuruar me seksione pyetjesh, shtojca ligjore dhe sugjerime për lexime të mëtejshme në çdo kapitull, ky tekst është një lexim themelor për të gjithë studentët që ndjekin kurset e organizatave ndërkombëtare dhe qeverisjes globale.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.