Me Papandreun Ne Europe

Me Papandreun Ne Europe

B19725
1.000 Lekë
Theodhoros Pangallos
ISBN: 9789928235657
Publisher: Toena
Publication Year: 2017
Number of Pages: 224

“Njohja e vërtetë me Papandreun filloi pasi më bëri zëvendësministër të qeverisë në vitin 1982 dhe mori përmasa kryesisht falë udhëtimeve që bënim së bashku, në të cilat, ishte e shkruar që të kishim edhe shkëmbime pikëpamjesh dhe diskutime, që shumë pak prej bashkëpunëtorëve të tij kishin rastin të bënin me të. Dhe, kryesorja, besoj se pak veta kishin rastin ta dëgjonin të fliste për gjithçka që kishte lidhje me shkencën dhe diturinë, përveç rrethit të miqve të tij të ngushtë, të cilët, sigurisht, dinë gjëra në lidhje me jetën e tij private, shumë më tepër sesa mund të dinte kushdo tjetër, por, në fund të fundit, mendoj se këto gjëra nuk duhet të na interesojnë.
Hapësira së cilës do të mundohemi t’i japim jetë nëpërmjet faqeve të këtij libri, është ajo që ka të bëjë me Papandreun si lider i madh i një vendi, i cili luftonte të inkuadrohej në procesin e integrimit europian. Disa prej gjërave që kemi diskutuar apo kemi bërë së bashku, dhe që i takojnë asaj hapësire të ndërmjetme midis politikës së ushtruar publikisht dhe jetës krejtësisht private, mendoj se janë tregues të qartë mbi mënyrën me të cilën mendonte dhe merrte vendime ai burrë i madh shteti. Paralelisht, gjithmonë në lidhje me veprimtarinë e Papandreut dhe pjesëmarrjen e Greqisë në takimet ku shkonim bashkë, do të ndeshim edhe politikanë të tjerë të mëdhenj europianë dhe disa të tjerë më të vegjël.
Periudha që na intereson është e një rëndësie përcaktuese për integrimin e Greqisë në familjen europiane dhe për ekzistencën e ngrehinës europiane. Nuk jam i predispozuar të paraqes një vepër historike. Shumicën e atyre që do të shkruaj këtu, shumë nga miqtë e mi i kanë dëgjuar të treguara prej meje. Nëse sot ndiej nevojën që t’i hedh në letër, kjo ndodh për faktin se sa herë më dëgjonin, ata më inkurajonin ta bëja, që të mos humbitnin, jo aq për faktin se eksperienca ime personale kishte rëndësi të madhe, por sepse i referohen atij politikani të madh dhe asaj ecurie të rëndësishme të Greqisë drejt Europës.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.