Tre Ujqerit E Vegjel

Tre Ujqerit E Vegjel

B20510
400 Lekë
Evjenios Trivizas
ISBN: 9789928233363
Publisher: Pegi
Publication Year: 2019
Number of Pages: 34

Një libër me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”.
Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as derrkuci aq i mirë sa herët e tjera. Tre ujq, tashmë në moshën për të jetuar më vete, duan të ndërtojnë shtëpizën e tyre, mirëpo mëma i paralajmëron që të ruhen nga derri i keq dhe dinak, Runi-Runi.
Si në përrallën klasike, ujqit e vegjël, përpiqen tri herë të ndërtojnë një shtëpi të fortë, por për çdo herë, derri i keq ua shkatërron atë. E megjithatë ata do të gjejnë një rrugëdalje, një zgjidhje surprizuese dhe të këndshme.
Ndoshta fëmijët, që njohin historinë e vjetër, mund të çuditen dhe të pyesin “Po derrat nuk janë të fortë si ujqit. Si mund të jetë i rrezikshëm Runi-Runi?” Derri i madh dhe i keq personifikon njeriun e djallëzuar, personazhin që përpiqet, pa asnjë arsye të dukshme, të shkatërrojë e të prishë harenë. Në këtë metaforë, derri është përdorur si përfaqësues i errësirës që struket shpesh në shpirtin e njeriut, duke na kujtuar vagëllimthi “Fermën e kafshëve” të Oruellit.
Siç do ta lexoni dhe vetë, në fakt, derri një arsye e ka dhe autori ka krijuar një fabul moderne që na lejon të reflektojmë mbi veten dhe mënyrën se si bashkëveprojmë me të tjerët.
Ilustrimet në akuarel të Helen Oxenbury-t plotësojnë në mënyrë të përkryer tekstin e shkruar nga Trivizas. “Tre ujqit e vegjël” qe një nga librat më të shitur në Sh.B.A. dhe fitoi një sërë çmimesh dhe vlerësimesh letrare. Ai u shpall si një nga librat më të vlerësuar nga Shoqata e Librarëve Amerikanë (ALA Notable Book), libri më i mirë i Revistës së Bibliotekave Shkollore (School Library Journal) dhe fitoi çmimin e artë të përzgjedhjes së prindërve (Parents’ Choice Gold Award).
Kjo vërtet është një përrallë për fëmijë të moshës 5-9 vjeç, por edhe të rriturit mund të nxjerrim mësimet e tyre nga historia e tre ujqve të vegjël.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.