Hirushja Mozaike & Muzike + cd

Hirushja Mozaike & Muzike + cd

B08451
Out-of-Stock
1.000 Lekë
ISBN: 9789995665104
Publisher: Aeditions
Publication Year: 2012
Number of Pages: 12

Na ishte njëherë një zonjushë e ëmbël, e katandisur shërbyese prej njerkës shpirtkazmë Një ditë prej ditësh, një zanë i shndërroi rreckat e saj në një fustan të shkëlqyer, në mënyrë që vasha e gjorë të merrte pjesë në ballon që jepte princi. Por magjia zgjaste deri në çastin që akrepat e orës shënonin mesnatën... A dëshiron të dëgjosh dymbëdhjetë kambanat e sahatit? Shtyp butonin dhe ke përta zbuluar! Librat e koleksionit "Përralla-mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre f igurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tinguj zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përk që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit. Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta. Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të f itojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, figurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitjeje.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.