Your cart
There are no more items in your cart
Fëmijët nuk mund ta besojnë që janë me shumë fat. Zyra postare ka dhuruar një kuti të vërtetë poste dhe Herri me shokët e tij mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja i cakton secilit nga një punë. Meri ka në ngarkim çelësin, ndërsa të tjerët si seleksionues, radhitës e shpërndarës. Zuzu do të merret me letrat e adresuara keq, ose letrat e vdekura. Po kur disa fëmijëve u zhduken në mënyrë të mistershme libër-treguesit, Herri zbulon se një hajdut po përdor kutinë postare për diçka tjetër. A do ta zbulojë dot se çfarë po ndodh, apo do të dalë në përfundime të gabuara? Lexoni librin...