Rekuiem Per Endrren Amerikane

Rekuiem Per Endrren Amerikane

B22387
800 Lekë
Noam Chomsky
ISBN: 9789928292698
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 167

Për herë të parë Noam Chomsky i kushton një libër natyrës dhe pasojave tragjike të pabarazisë, duke zbuluar dogmat themelore të neoliberalizmit e duke hedhur kështu një vështrim edhe më të kthjellët e më të thellë mbi funksionimin e pushtetit në nivel botëror. Cilat janë ligjet që qeverisin përqendrimin e pasurisë dhe të pushtetit në Shtetet e Bashkuara, si dhe në të gjithë botën e molepsur nga kapitalizmi i shfrenuar? Reduktimi i demokracisë, shkarkimi i barrës mbi të varfrit dhe shtresat e mesme, shkatërrimi i solidaritetit ndërmjet njerëzve, manipulimi i zgjedhjeve, përdorimi i frikës dhe fuqisë së shtetit për të mbajtur në kontroll “plebenjtë”. Dhjetë parime - të trajtuara në po aq kapituj ndriçues - të cilat, nëse nuk do të dimë të reagojmë, do të na çojnë në katastrofë mjedisore dhe në luftë bërthamore botërore.
Ky libër vazhdon, me suksesin e madh të dokumentarit Requiem for the American Dream (2015), që e zgjeron përmbajtjen me bashkëpunimin e tre regjisorëve. Rezultati është një hartë konceptuale e një rëndësie jetike për të kuptuar funksionimin e botës së sotme dhe një paralajmërim mjaft i fortë për një veprim kolektiv dhe, nëse është e domosdoshme, një revoltë: vetëm një rrjet lëvizjesh nga poshtë mund të kundërshtojë mbipushtetin ekonomik të elitave.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.