Pronesia Intelektuale

Pronesia Intelektuale

B24799
900 Lekë
Fatos Dega
ISBN: 9789928464477
Publisher: G&l Print
Publication Year: 2022

Libri “Pronësia Intelektuale”, botimi i 8të i ripunuar, viti 2022, i Dr. Fatos DEGA, jep në mënyrë kompakte e koherente një paraqitje sistematike të njohurive themelore të nevojshme për t’u orientuar në botën e madhe të Pronësisë Intelektuale. Në të vihet në dukje roli i jashtëzakonshëm i krijimtarisë intelektuale në formimin e kapitalit intelektual në ekonominë e sotme të dijes dhe në ekonomitë industriale që shkojnë drejt saj si dhe rëndësia e madhe e mbrojtjes së kësaj krijimtarie nëpërmjet ligjeve të pronësisë intelektuale. Theksohet se krijimtaria intelektuale shprehet nëpërmjet veprave intelektuale që janë objekte abstrakte të identifikueshme dhe se të drejtat e pronësisë intelektuale zbatohen mbi krijimtarinë intelektuale në vetvete si objekt abstrakt dhe jo mbi objektet fizike, në të cilat trupëzohet/fiksohet ajo. Tregohet kujdes për shpjegimin e rëndësisë që ka njohja e formave dhe e instrumenteve ligjore që përdoren për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare që i administrojnë këto instrumente dhe e mekanizmave të detyrimit të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale sipas ligjeve të vendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Jepet spektri i gjerë i formave të mbrojtjes së objekteve të pronësisë intelektuale, si i atyre që mbrohen nga “E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të”, ashtu edhe i atyre që mbrohen nga “Pronësia Industriale”, dy degët e mëdha të Pronësisë Intelektuale. Theksohet rëndësia që ka mbrojtja e objekteve të krijimtarisë intelektuale në sferat e industrisë, shkencës, letërsisë dhe arteve, përmes regjistrimit të tyre në bazë të ligjeve të pronësisë intelektuale si dhe shpjegohen kushtet që duhet të plotësojnë për regjistrim objektet e krijimtarisë intelektuale, si ato që mbrohen nga “E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të” (si veprat letrare, artistike e shkencore), ashtu edhe ato që mbrohen nga “Pronësia Industriale” (si patentat për shpikje, modelet e përdorimit, markat tregtare, treguesit gjeografikë). Në këtë kuadër, qartësohet, ndër të tjera, edhe përbashkësia dhe dallimi ndërmjet “shkeljes së të drejtës së autorit” dhe “plagjiaturës”.
Autori shkon deri te burimet teorike të praktikës botërore të tanishme të mbrojtjes së krijimtarisë intelektuale dhe te kritika bashkëkohore e sistemit të sotëm të pronësisë intelektuale.
Libri hapet me një hyrje të shkruar nga matematikani i shquar - Prof. Aleko MINGA.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.