Hienat Bankare

Hienat Bankare

B17754
1.000 Lekë
Joris Luyendijk
ISBN: 9789928221056
Publication Year: 2016
Number of Pages: 256

Mjafton të jesh kureshtar, që të nisësh të shkruash këtë libër, siç bëri Joris Luyendijk. Çfarë ndodh pas atyre kullave të xhamta, që thyejnë ditën dritën e diellit dhe i japin ndriçim qytetit netëve dhe ditëve të zymta? Atij qyteti ku lëviz jeta jonë, ku mbase vlera e atyre të hollave të mbetur në xhepat tanë, është jo vetëm një fjalë e harruar, por edhe anekdotike.
Pasi takoi mbi 200 vetë në zemrën financiare të Londrës, të shumtët në anonimat të plotë, pasi përpunoi me miliona komente profesionistësh, antropologu, gazetari dhe shkrimtari holandez, Joris Luyendijk, mundi të hapte ato dyer hermetike, për të sjellë një histori rrëqethëse mbi jetën brenda shkëlqimit, të rrëfejë se çfarë ndodhi me bankat gjatë dhe pas krizës financiare të vitit 2008, por edhe çfarë po ndodh sot.
Ne, 'të paditurit' e kësaj ane, jashtë atij gardhimi 'privat' që sjell rrotull ekonominë e botës, kemi një portë tani nga mund të hyjmë në zemër të saj, në teh të së cilës bota ka kaluar shpesh. Por, a e ka mësuar njerëzimi si të ruhet nga kërcënime të tjera? Përgjigjja e autorit është gati trishtuese, një mision gati i pamundur, mu si kureshtja e tij e ditëve të para.
I përkthyer tashmë në shumë gjuhë, dhe i cilësuar si libri më i shitur e më popullor i vitit 2015 në Holandë, "Hienat bankare", edhe pse i një teme jo të zakonshme, rroku me një shpejtësi marramendëse vëmendjen e lexuesit të mbarë botës, dhe mbahet tashmë si një nga librat ikonë mbi temën e bujshme të financave dhe të botës bankare.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.