Si E Kam Njohur...

Si E Kam Njohur...

B21300
1.050 Lekë
Mustafa Nano
ISBN: 9789928236869
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2019
Number of Pages: 265

Nuk është e lehtë të jesh gruaja e një burri të famshëm e të rëndësishëm.... Burri i madh dhe i rëndësishëm nuk duhet të zhgënjejë në asnjë rast. Nuk duhet të zhgënjejë sidomos me gruan e tij. Hë, nuk është kjo një përgjegjësi e madhe për gruan? Për mua është një nga më të mëdhatë, ndoshta më e madhe sesa përgjegjësitë e vetë burrit.
***
Politikanët që shiten sikur të kenë dalë nga shpura e Jezu Krishtit janë më të frikshëm sesa politikanët e korruptuar. Këta fillojnë e i mbushin mendjen vetes se askush si ata nuk e meriton të qëndrojë në pushtet. Kështu, u lind natyrshëm dëshira për më shumë pushtet, apo për të gjithë pushtetin. Dhe “të gjithë pushtetin” e duan për të mirën e të tjerëve, jo për të mirën e vetes.
***
Do të ringjallej po ta dinte se si e varrosën. Dhe do të pyeste: “Kaq i paqartë paskam qenë me mesazhet e mia sa të më vinit një imam të më recitonte mbi varr ajete kuranike në gjuhën arabe? Por sidoqoftë, halli i imamit ka qenë më i madh sesa i imi.”
***
Ne jemi këta që jemi edhe për shkak të emrit a mbiemrit që kemi, për shkak të shtatlartësisë, për shkak të ngjyrës së syve, për shkak të numrit të këmbës, të një peme në oborr, të një lumi në qytet, të ngjyrës a të formës së flokëve, të përmasave të kordave vokale, etj., etj. Të gjitha këto, së bashku apo veç e veç, na krijojnë në nënvetëdije një ndjesi të caktuar identitare.
***
Duhet të ketë qenë më i gjatë se 2 metra, por ishte i hollë, pa asnjë çikë bark. Ai kështu ka qenë gjithnjë, por në atë moment trupi i tij, më shumë sesa elegant, m’u duk i tretur dhe i ligështuar. Kur u mat të ulej, ca ngaqë ishte shumë i gjatë, ca ngaqë veprimet i kishte tepër të ngadalta, unë zura të besoja se atij do t’i duhej një copë herë e mirë (Një orë? Dy orë? Apo më shumë?) për të zënë vend në ndenjësen e rehatshme. Kur ia doli, unë e gjeta veten duke marrë frymë i lehtësuar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.