Letersia E Turpit

Letersia E Turpit

B21303
800 Lekë
Alda Bardhyli
ISBN: 9789928236944
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2019
Number of Pages: 322

Duke lexuar edhe shkrimet e këtij libri më vjen ndërmend ideja e njohur se kritika letrare duhet të shkaktojë një ndjesi dashurie. Sepse, një poezi, një dramë, një roman na e rrëmbejnë imagjinatën në mënyra të drejtpërdrejta, por edhe të pashpjegueshme. Pasi kemi mbaruar një libër të mirë, nuk jemi më ata që kemi qenë përpara se ta lexonim atë. Alda Bardhyli nuk bën gjë tjetër veçse hap dyert e veprave të mëdha letrare dhe të ndajë me të tjerët atë ndjesi estetike që i ka shkaktuar cilësia e lartë e veprës që ka veçuar. Kjo është dhe intuita më e vërtetë e kritikës, që Aldës jo vetëm që nuk i mungon, por përkundrazi, di se si t’ua përçojë dhe lexuesit që i drejtohet.
Diana Çuli
Duke lexuar këtë libër të Alda Bardhylit, nuk e di përse më erdhën ndërmend librat me ese kritike të Harold Bloomit dhe të James Wood- dy nga emrat më të shquar të kritikës letrare të kohërave tona. Harold Bloom-i, në listën e vet të famshme të librave që ai rekomandon për studentët e Universiteteve Amerikane (Bloom’s Modern Critical Interpretation) –bashkon Këngë të Solomonit të Dhiatës së Vjetër me White Noise të postmodernistit Don De Lillo; The Great Gatsby-n me ‘I know why the caged bird sings, të Maya Angeloë-t; Iliaden dhe Odisenë me On the Road, të shkrimtarit të Bit Generation Jack Kerouac. Këtë shprishje të piramidës së akademizmit kritik bën në librin e saj dhe Alda Bardhyli. Është ndër rastet e veçanta të kritikës letrare që shkruhet tek ne, kur studiuesi nuk impresionohet nga emrat e mëdhenj, për të përjashtuar autorët e tjerë.
Rudolf Marku

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.