Mbinjeriu I Mases

Mbinjeriu I Mases

B21418
1.000 Lekë
Umberto Eco
ISBN: 9789928292353
Publisher: Dituria
Publication Year: 2019
Number of Pages: 238

"Ky libër përmbledh një seri studimesh të shkruara në raste të ndryshme, ku mbizotëron një ide e vetme fikse. Dhe kjo nuk është një ide imja, por e Gramscit....
Ideja fikse, e cila përligj edhe titullin, është kjo: “sipas meje mund të pohohet se i vetëquajturi ‘mbinjeri’ i Niçes ka si zanafillë e model doktrine jo Zarathustrën, por Kontin e Monte Kristos të A. Dymasë”. Një arsye më shumë për ta konsideruar historinë e mbinjeriut “të masës” (ose thënë ndryshe, i prodhuar si model për një masë lexuesish, i ndërtuar në funksion të formulës së re komerciale: romani në seri) si një histori kontradiktore, në të cilën ngërthehen bashkë në një nyje problematike jo fort të lehtë për t’u zhdrivilluar çështje ideologjike, logjika e strukturave tregimtare dhe dialektika e tregut të botimeve. Duke mburrur mbinjeriun e romanit në seri, Gramsci lëshonte dukshëm një shigjetë kundër mbinjeriut të Niçes. Në kohët e sotme, në një klimë më të shtendosur rileximi niçean, na duhet të jemi më të kujdesshëm. Por edhe Gramsci është më i përkorë se ç’duket: ai flet për thelbin niçean të personazheve të teatrit italian të maskave që asokohe mbizotëronte dhe u thotë qartazi e me ton polemizues: mbinjeriu juaj nuk e ka origjinën te Zarathustra, por zë fill tek Edmond Dantesi.”
"

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.