Ese Te Letersise Shqipe

Ese Te Letersise Shqipe

B09200
900 Lekë
Ernest Koliqi
ISBN: 9789995675028
Publisher: Idk
Publication Year: 2009
Number of Pages: 296

Ernest Koliqi bën të kundërtën e asaj që bënte kritika shqiptare brenda territorit të Republikës Socialiste të Shqipërisë. Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë. Koliqi nuk ishte përjashtues, nuk ishte paragjykues, nuk ishte ekskluziv. Ai na jep vetëm një pamje, të vetën, për një letërsi që e shkroi dhe e jetoi si protagonist dhe si lexues. Koliqi, një i përjashtuar, ishte jo përjashtues, madje edhe ndaj detraktorëve të tij. Duke vazhduar traditën gjithëpërfshirëse të "Antologjisë së lirikës shqiptare", ai krijon njëherësh një model etik dhe estetik të trajtimit të letërsisë: etik dhe estetik për lexuesin shqiptar dhe të huaj. I pari, i mësuar me përjashtimet dhe me subjektivizmin klanor dhe ideologjik, do të gjejë tek mendimi kritik i Koliqit tablonë e plotë (ndonëse subjektive) dhe jo hierarkinë e cunguar të letërsisë shqipe. I dyti do të gjejë një histori të shkurtër, por domethënëse të letërsisë shqipe në penën e një prej përfaqësuesve më të shquar të saj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.