Van Gogh I Vetevrari I Shoqerise

Van Gogh I Vetevrari I Shoqerise

B13944
Out-of-Stock
500 Lekë
Antonin Artaud
ISBN: 9789928113173
Publisher: Zenit
Publication Year: 2013
Number of Pages: 104

"Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.
Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për hiçasgjë. Artaud nuk ishte i kapur nga loja e shantazheve historike dhe as nga ejakulimi imagjinar i egos së vetë shpirtit të tij. Artaud tha atë që duhet dhe jo atë që do duhej të thoshte."
Charles Bukovski
"I vetëvrari i shoqërisë është padia ndaj vetëvrasjes së Artistit dhe akt – akuza për vrasjen e gjenisë, Anormales. E, njëkohësisht, edhe avokatia e saj. Pse, nuk është Van Goghu maniak pra, por është maniake koshienca sociale që tek vetëquhet normale, është zaptuar nga djalli i xhindosur dhe paranoja drejt bunkerizimit të vetes.
Nën hyqmin sistemik të mbrojtjes dhe tutelës, nëpërmjet këqyrjes edhe kontrollit sistemik të thelës... nëpër bunkerët e sistemit antropofago – psikiatrik. Mirëpo, të shtysh në ngasje një Van Gogh, është të shtyhesh drejt një marrëzie të tillë për vrasje se ta kërkosh prenë duke shtirë mbi një mbret diellor, një Heliogabal dashnor, një afsh të ngrohtë...
Sepse, me turpin edhe dreqin e pështirë aleat, mund ta heqësh qafe një trup, por assesi nuk mundet të eliminosh një korpus vangogian, fshehur përtej, e strehuar më së miri te kërkimit viril i absolutes, veç duke u nxjerrë në pah mes piklave antikorpe të tablosë së vet, atje ku dhe "trupat janë peizazhe infinit"!
K. Zejno

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.