Dilemat E Nje Profesori Jo Populist

Dilemat E Nje Profesori Jo Populist

B18764
550 Lekë
Edi Puka
ISBN: 9789928236173
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2017
Number of Pages: 76

Libri përmban artikuj të ndryshëm për arsimin. Por fakti që duhet nënvizuar është se ai nuk kufizohet në kuptimin e ngushtë të termit, pra nuk ka parasysh mësimin dhe shkollat, siç ndodh shpesh. Ai merret me disa nga dilemat që shoqërisë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni i duhet t’i zgjidhë në favor të një të nesërmeje më të mirë dhe më produktive, duke sugjeruar rrugë, veprime dhe vendimmarrje bashkëkohore. Shekulli, në të cilin kemi hyrë po shfaq në nivel global gjithnjë e më shumë interes për reformat arsimore dhe bëjnë që edhe ne, akademikët shqiptarë të jemi në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave se si funksionojnë së brendshmi proceset e ndryshimit dhe përmirësimit në arsim. Autori i këtij libri, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka, nëpërmjet ideve që jep, vizioneve që përpiqet të ndërtojë, kritikave konstruktive që bën, i kapërcen ndërlikimet që shfaqin aktorët kryesorë të edukimit në veprimet apo mosveprimet e tyre në realizimin e misionit programatik që kanë në shoqëri, shtrimin e një rruge që garanton cilësi, efektivitet dhe bashkëkohësi në reformat arsimore, si në nivelin parauniversitar, ashtu dhe atë universitar . Dilema e një profesori-jo populist është vetë cilësimi që i bën autori vetes. Faqe pas faqesh, lexuesi gjen analiza të shkruara me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjithë, profesorë dhe studentë, prindër dhe të interesuar të tjerë të arsimit. Gjithashtu gjen reflektime, propozime dhe ndonjëherë pse jo, replika me kolegët në mbrojtje të tezave të parashtruara prej tij apo institucionit ku punon si mësimdhënës, kërkues dhe krijues.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.