Etnografi Ne Diktature

Etnografi Ne Diktature

B20520
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Nebi Bardhoshi
ISBN: 9789928237385
Publication Year: 2018

Në librin “Etnografia në diktaturë” është trajtuar me hollësi mënyra shtetërore e prodhimit të dijes etnografike e, konkretisht, se si është shprehur kjo në tekstin etnografik. Konkretisht, vëmendje e posaçme i është kushtuar kronopolitikës, koncept ky i përftuar nga autorët prej punës së Jonatthan Fabian, Time and the Other. Duke ndjekur këtë shteg, autorët kanë analizuar me vëmendje të posaçme “kalendarët shtetërorë”, përkatësisht kalendarët historikë universalë dhe kombëtarë, prejardhur nga pikëpamje e materializmit historik, mbështetur nga shteti si dija e vetme shkencore. Si kallëzuesi kryesor, por aspak i vetmuar, është intensiteti i përdorimit dhe kuptimi i dhënë termit “mbeturinë kulturore”, term i cili shërbeu jo pak si teknikë e pushtetit. Për sa kohë pastrimi prej “mbeturinave” të së shkuarës shikohej si një instrument i pushtetit, ai është njëherazi pjesë themelore e ekonomisë politike të diktaturës, si dhe pjesë e proceseve dhe kulturës holokaustike, aplikuar në emër të modernizmit e në kuadër të kësaj dijeje, edhe kalendarët albanologjikë, indoevropianistë dhe nacionalistë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.