Kanuni I Dibres

Kanuni I Dibres

B17928
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Xhafer Martini
ISBN: 9789928172778
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2016
Number of Pages: 478

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me “Kanunin e Lekë Dukagjinit“ dhe me “Kanunin e Skënderbeut“ (me variantet dhe invariantet e tij), – ”Kanuni i Dibrës” ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Më hollësisht këto dallime do t’i gjeni në “Hyrjen” e mbledhësit të këtij Kanuni, shkrimtarit dhe kulturologut të mrekullueshëm, Xhafer Martini. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori dalluese të Kanunit të Dibrës – papraninë (mospërfshirjen) e institucioneve religjoze (kishës e xhamisë) duke mos privilegjuar e favorizuar në sanksionet kanunore as klerin. Nga ana tjetër, përpos barazisë së rreptë të rregullit, të cilit duhet t’i nënshtrohet gjithkush njëlloj, pa dallim, – Kanuni i Dibrës spikat për një elasticitet më human e vetëpërmbajtje më të thellë në shumë çështje “të nxehta” si “gjakmarrja”, “hakmarrja”, “gjaku”, “xhipi”etj. Një tjetër “avantazh” i këtij Kanuni është sasia e bollshme e fakteve, detajeve dhe e rrëfimeve të vërteta që ballafaqohen e pranëvihen gjegjësisht me tabutë e sanksionuara dhe përkufizimet e së drejtës, duke i dhënë Kanunit dimension të gjallë sintetik.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.