Ngritja Dhe Renia E Rajhut Te Trete 1

Ngritja Dhe Renia E Rajhut Te Trete 1

B21203
Out-of-Stock
3.000 Lekë
William l. Shirer
ISBN: 9789992753552
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 691

Nuk ka perandori tjetër të fuqishme që të ketë lënë trashëgim pirgje të tilla të larta me dëshmi për lindjen dhe shembjen e saj, sa ç’ka lënë trashëgim Rajhu i Tretë. Kur ajo luftë e egër, që nisi Hitleri, mori fund dhe, para se nazistët të mund të asgjësonin dosjet e saj, kërkesa e Aleatëve për kapitullim pa kushte bëri që të kryhej një dokumentim thuajse orë pas ore i asaj perandorie të makthit, të ngritur nga Adolf Hitleri. Ky dokumentim përfshin dëshmitë e krerëve nazistë e të vuajtësve të kampeve të përqendrimit, ditarët e funksionarëve, protokollet e mbledhjeve sekrete, urdhrat luftarake, letrat private – gjithë atë mori gjërash të shkruara në letër, që shoqëruan fushatën e ethshme të Hitlerit për të pushtuar botën.
Korrespondenti i dëgjuar i botës së jashtme dhe historiani William L. Shirer, që kishte ndjekur dhe kishte shkruar në shtyp për nazistët që më 1925, kaloi pesë vjet e gjysmë duke rrëmuar nëpër gjithë atë dokumentacion të pafund. Nga kjo punë doli një studim me karakter monumental, që ka gjetur anembanë një pritje të çmuar si dokumenti që i vë vulën njërit prej kapitujve me të tmerrshëm të historisë së njerëzimit.
Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë.
“NJË NGA VEPRAT MË TË RËNDËSISHME TË HISTORISË SË KOHËS SONË”
—The New York Times
“Vepër e shkëlqyer e fushës së dijes, objektive për nga metoda, e shëndoshë për nga gjykimi, e pakundërshtueshme për nga përfundimi ku arrin.”
—The New York Times Book Review

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.