Your cart
There are no more items in your cart
“Kam para syve dorëshkrimin e libri “Misioni Holandez - Koloneli Tomson” të autorit të përkushtuar Fluturak Gërmenji, mikut tim të hershëm. Libri ka një përmasë arkivore dhe përbën një plotësim dhe risi për gjithçka është shkruar për Kolonelin Tomson deri më sot nga shqiptarët. Ka një bibliografi të gjerë të studimeve dhe krijimtarisë letrare të shqiptarëve për Tomsonin. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Tomsoni u vra për shqiptarët, nderimi për të vetëkuptohet dhe artikulohet përherë. Tomsoni nuk do të harrohet. Shkrimtari dhe publicisti Fluturak Gërmenji ka vite të tëra që punon për këtë libër. Dhe libri është informacion dhe nderim, është një skalitje në kujtesë. Ky libër i dobishëm duhet të lexohet nga të gjithë.”- DR.MOIKOM ZEQO.