Historia E Spanjes

Historia E Spanjes

B13242
1.500 Lekë
Fernando Cortazar
ISBN: 9789928103451
Publisher: Dituria
Publication Year: 2012
Number of Pages: 560

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore. Deri dje, termat hapësirë gjeografike, protagonistë njerëzorë, ndjenjë kombëtare dukeshin sinonimikë, ndërsa sot ndjesitë e atyre që u përfshinë në këtë komunitet të quajtur Spanjë nuk janë unanime. Ndonjëherë, ndërgjegjia se i përket të njëjtës familje dhe lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji imponohen mbi çdo mendim tjetër; të tjera herë, ekzagjerohen ndryshimet, duke kërkuar të këputen lidhjet e forcuara ndër vite mes kulturave gadishullore. Me angazhimin për t'iu shmangur këtyre paragjykimeve, ky libër është një paraqitje detyrimisht e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social – ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira. Dhe, natyrisht, Historia e Spanjës nuk do të jetë vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, dhe mbi të gjitha një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen... të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.