Inteligjenca E Leninit

Inteligjenca E Leninit

B16908
1.000 Lekë
Curzio Malaparte
ISBN: 9789928090416
Publisher: Helgas Secrets
Publication Year: 2015
Number of Pages: 177

Një libër i mrekullueshëm për një nga ngjarjet më të mëdha të historisë botërore, Revolucionin Bolshevik të vitit 1917 dhe për personazhin kryesor të saj, V.I.Leninin. Shkurt, një penë e madhe që qëndron në piedestal të letërsisë italiane të shekullit të 20-të, ka skalitur një nga ngjarjet më të stuhishme të historisë së këtij shekulli si edhe figurën më kontraverse jo vetëm të atij Revolucioni, jo vetëm të atij shekulli, Leninit.‘Inteligjenca e Leninit’, e shkruar në një kohë kur Malaparte ishte pranë diplomacisë së shtetit fashist dhe ende s’kishte filluar ftohja me fashizmin. Gjithsesi, një penë dhe një mendje gjeniale si Malaparte, në një rang me shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të kohës si S.Cvajg, E.Remark, G.Orwell, etj, nuk mund të dilte jashtë një kornize besnikërie ndaj ndërgjegjes së paepur të shkrimtarit që përbëhet si konstrukt nga disa tipare të përgjithshme, në rastin e rangut të tij, si etika e lartë, vërtetësia, sinqeriteti, objektiviteti e gjakftohtësia, mungesa e paragjykimeve, të bazuara në këtë rast tek një vështrim depërtues mbi të gjitha ngjarjet dhe veprën e Revolucionit të Tetorit, bolshevikëve, Leninit, të analizuara këto mbi humusin historik dhe karakteristikat e popullit rus. Malaparte analizon në këtë vepër konçize me stilin e thukët e vrastar, deri në detaje, të gjitha klasat, shkaqet e Revolucionit, mungesën e mëshirës së bolshevikëve makiavelistë të cilët kishin synimin e vetëm që pakica e organizuar në Partinë Bolshevike, së bashku me elitën e puntorëve të qyteteve, të vendosnin diktaturën e përgjakshme mbi shumicën e popullit rus. Gjithashtu, Malaparte e shtrin vështrimin e projektorëve të vet dinamikë, edhe mbi sunduesit e vjetër mesjetarë të popullit rus, të carëve të tij më të shquar, duke bërë edhe dallimin mes popullit rus dhe popujve të qytetërimit evropiano -perëndimor. Lenini nuk është futur në dhé. Fle i balsamosur në një arkivol prej qelqi, mumia e mjerë. Besnikët e tij kanë pasur frikë se mos toka e mirë ruse, atë kufomë do ta villte përsëri.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.