Europeana

Europeana

B18332
600 Lekë
Patrik Ourednik
ISBN: 9789928061638
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2016
Number of Pages: 150

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fizikanët rivlerësuan teorinë e relativitetit, ndërsa matematicienët shpikën teorinë e informacionit, e cila ishte risi sepse ajo injoronte fushën semantike dhe e konceptonte informacionin si diçka që ishte e palidhur me kuptimin.
Filozofët thanë se informacioni ishte një koncept filozofik... Ai ishte gjithmonë një gjurmë e përmbajtjes, edhe pse në vetvete, nuk ruante kuptim përveç lëvizjes së fshehur brenda tij, e cila mund të shprehej gjithashtu jashtë formës. Ata shtruan pyetjen nëse mungesa e domethënies në informacion kishte ndonjë lidhje me mungesën e kuptimit në histori.
...matematicienët thanë se Teoria e Relativitetit kishte furnizuar themelet matematikore për një këndvështrim të ri të botës, dhe teoria e informacionit, logjikisht e plotësonte atë. Nazistët, fillimisht nuk binin dakord me Teorinë e Relativitetit dhe e quajtën një fyerje estetike dhe intelektuale nga hebrenjtë, të cilët kërkonin të dëmtonin kombin gjerman. Komunistët thanë se Teoria e Relativitetit ishte shpikur nga borgjezët për të provuar se shkenca ishte relative, dhe në këtë mënyrë i kundërshtonin komunistët, të cilët “qëndronin në themele të forta shkencore”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.