7 Zakonet E Familjeve Te Suksesshme

7 Zakonet E Familjeve Te Suksesshme

B21786
1.500 Lekë
Stephen R Covey
ISBN: 9789928004208
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2020
Number of Pages: 531

Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla
e të mëdha, të rëndomta dhe të jashtëzakonshme, me të cilat
përballen të gjitha familjet, herët a vonë.
Ky libër i shumëpritur ofron mësime të çmuara për krijimin dhe ruajtjen e një kulture të fortë familjare, në këtë botë të trazuar.
Me të njëjtat ide të thella, me po atë thjeshtësi dhe mençuri praktike që e ngjiti në majat botërore librin “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm”, Stephen R. Covey e kthen tani vëmendjen te shqetësimi kryesor i shoqërisë së sotme, te familja.
Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.
Me qartësinë dhe veçantinë me të cilat tashmë ka bërë për vete dhjetëra miliona lexues, Covey na tregon se parimet e 7 zakoneve mund të përdoren për të ndërtuar familje të forta dhe të dashura, që zgjasin me breza.
Siç thotë Covey, kur rrit fëmijët, po rrit edhe nipërit.
Ai na tregon se, ndërtimi i një familjeje të fortë nuk është
çështje natyre apo përkujdesi,
por çështje zgjedhjeje.

Customers who bought this product also bought:

4 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.