Paraja Bankat Dhe Shoqeria 2

Paraja Bankat Dhe Shoqeria 2

B20729
1.500 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789928237309
Publication Year: 2018
Number of Pages: 485

“Paraja, bankat dhe shoqëria”. Është titulli i një udhëtimi historik në sistemet monetare në 3000 vjet,gjatë gjithë zhvillimit të epokave të shoqërisë. Ky udhëtim, vjen në trajtën e një  enciklopedie të vërtetë dhe të thelluar në dorë të kërkuesit shkencor dhe lexuesit të thjeshtë, përmes një libri të veçantë e unik, nga dy prej profesorëve më të shquar të ekonomisë. Prof.Dr Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli. Trajtimi i shtrirë në kohë dhe hapësirë i parasë, sistemeve monetare, autoriteteve ndërkombëtare dhe globale që nga krijimi i tyre e deri tani janë vlera e shtuar në  këtë libër, duke i dhënë mundësi lexuesve nga faktet, përshkrimi dhe ndërlidhja e këtyre fenomeneve nga kohët e lashtat e deri tani. Dy profesorët e ekonomisë, sjellin me një gjuhë të qartë e të kuptueshme  për të gjithë, historinë monetare bankare,  duke dhënë kështu një kontribut vërtet të çmuar për ta kuptuar atë më mirë,  jo vetëm nga profesionistët e arkeologjisë, historisë dhe ekonomisë, por edhe për studiuesit e rinj e publikun e gjerë.Ky libër vjen për lexuesit  si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës  financiare globale. Ky udhëtim shtrihet larg nga territoret shqiptare për të ndjekur zhvillimet e sistemeve dhe reformat monetare  të perandorive të mëdha, që duke pasur në konsideratë edhe historinë e Shqipërisë, Në këtë këndvështrim libri bëhet një përshkrues i plotë jo vetëm i historisë monetare dhe financiare të ekonomisë globale, por edhe asaj shqiptare.

Customers who bought this product also bought:

12 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.