Receta Per Njerezit Qe Dua

Receta Per Njerezit Qe Dua

B14656
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Arbana Osmani
ISBN: 9789994303366
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2013
Number of Pages: 246

Receta për njerëzit që dua” titullohet libri i moderatores së njohur Arbana Osmani, një botim i realizuar nga shtëpia botuese “Dudaj”. Krahas pasionit për televizionin, prezantuesja ka gjetur kohën të shkruajë receta gatimi për të gjithë të dashurit e saj, duke i mbledhur në këtë botim dedikuar atyre. “Në fakt, përpara 10 vjetësh, e vetmja gjë që dija të bëja në kuzhinë ishte të skuqja një vezë. Kisha menduar gjithnjë se kuzhina ishte një aktivitet që u takon shtëpiakeve, amvisave, dhe jo një femre që dëshiron që në të ardhmen të jetë e suksesshme në karrierë”. “Por kur gatova pjatat e para të makaronave për të afërmit e mi kuptova që kuzhina mund të jetë frymëzuese, terapeutike. Një gocë që gatuan është një gocë që pëlqehet. Të gjithë të duan kur gatuan, sepse të gjithë duan për të ngrënë dhe të gjithë kërkojnë që të provojnë pjatat e tua”, - është shprehur Arbana Osmani. Arbana, veç dëshirës për të eksperimentuar në kuzhinë, e ka shkuar këtë libër edhe për një kauzë shumë të rëndësishme: të ardhurat nga shitjet e librit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të ngujuar në Malësi.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.