Historia E Adriatikut

Historia E Adriatikut

B05990
1.300 Lekë
Pierre Cabanes
ISBN: 9994364154
Publisher: Idk
Publication Year: 2005
Number of Pages: 597

Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë. Historia e tij është historia e një deti, e brigjeve, qyteteve bredetare, anijeve të tregtisë, peizazhesh që shkojnë nga Alpet deri në zemër të Mesdheut. Ai është një det i ngushtë e i zgjatur që depërton thellë në brendësi të tokave, i vetmi i tillë në Evropë bashkë me Balltikun në veri. Shifrat që e përkufizojnë atë po i huazoj nga Fernand Braudel-i: Nga Venecia deri në ngushticën e Otrantos, Adriatiku numëron 700 kilometra; sipërfaqja e tij është 140 000 kilometra katrore; po të bëhej rreth, diametrin do ta kishte 492 kilometra; brigjet e tij kontinentale e ishullore janë përkatësisht 3 887 dhe 1 980 kilometra të gjata, apo gjithsej 5 867 kilometra. Le të shtojmë këtu se gjerësia e tij mesatare është 220 kilometra. Kanali i Otrantos, mes Italisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet të të cilit ai del në Mesdhe, është vetëm 72 kilometra i gjerë. Ai është një det asimetrik. Bregu perëndimor është përgjithësisht drejtvizor, me përjashtim të xhungës së Garganos, me zonat e turbullta të deltës së lumit Po dhe të lagunës së Venecies dhe, përveç Venecies, me porte të një rëndësie mesatare: Ankonën, që sidoqoftë ka qenë port papnor deri në fundin e shekullit XIX, Barin dhe Brindizin që në mesjetë qenë porte nisjeje për pelegrinazhin në Tokën e Shenjtë. Kurmi i shën Kollit erdhi nga Lindja e Afërme e ngeci në cekëtinë në Bari për tu bërë aty pajtor i pelegrinëve dhe i nxënësve të shkollave dhe për tu shndërruar në Babagjyshin e Vitit të Ri në Evropën Veriore: Santa Claus. Si shpeshherë, edhe në këtë gojëdhënë ndeshet një temë thelbësore e Adriatikut: marrëdhëniet Lindje - Perëndim.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.