Procesi I Nurembergut ii

Procesi I Nurembergut ii

B06955
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Neki Kalaja
ISBN: 9994332503
Publisher: Onufri
Publication Year: 2005
Number of Pages: 416

Vendimi i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare mbledhur në Nuremberg Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar gjeografik. Deklaruan për bashkimin e tyre në këtë marrëveshje, në përputhje me nenin 5, qeveritë e shteteve të mëposhtme: qeveria e Greqisë, e Danimarkës, e Jugosllavisë, e Holandës, e Çekosllovakisë, e Polonisë, e Belgjikës, e Etiopisë, e Australisë, e Hondurasit, e Norvegjisë, e Panamasë, e Luksemburgut, e Haitit, e Zelandës së Re, e Indisë, e Venezuelës, Uruguajit dhe Paraguajit. Statuti që i bashkohet marrëveshjes ka përcaktuar organizimin, juridiksionin dhe funksionet e Gjykatës. Gjykata është e veshur me pushtetin për të gjykuar dhe dënuar personat që kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, siç janë përcaktuar në Statut. Statuti gjithashtu përcakton që gjatë shqyrtimit të çështjes për çdo anëtar të këtij apo atij grupi, apo organizate, Gjykata mund (lidhur me çdo veprim, për të cilin çdo person mund të gjykohet) të njohë se grupi apo organizata, anëtar i së cilës është i pandehuri, ka qenë organizatë kriminale.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.