Nga Ana E Princeshes Se Vdekur

Nga Ana E Princeshes Se Vdekur

B19946
1.500 Lekë
Kenize Mourad
ISBN: 9789928136589
Publisher: Idk
Publication Year: 2018
Number of Pages: 600

Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit..." Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis me 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës. E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban. Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet edhe të atin, do të jetë këtej e tutje "princesha me çorape të arnuara". Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt. Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s'e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhave, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit. Por edhe atje, si në Liban, mbetet "e huaja". E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Paris. Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë. Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrefimi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.