Qiell Nen Flake

Qiell Nen Flake

B20150
1.800 Lekë
Simon Sebag Montefiore
ISBN: 9789928106421
Publisher: Botimet 55
Publication Year: 2018
Number of Pages: 392

Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja. Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh. Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për legjimentin e tyre të kalorsisë, siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942 Kalorësia Savoia ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krej afër lumit Don. Mbi këtë subjekt ndërtohet romani “Qiell nën flakë”, një roman i shkruar me stil dhe personazhe të gjallë, ngjarje që të befasojnë dhe rrëfim që të mban në ankth. Libri është përkthyer nga anglishta nga përkthyesi i njohur Stari Pone.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.