Shtepia E Shpirtrave

Shtepia E Shpirtrave

B20309
1.400 Lekë
Isabel Allende
ISBN: 9789994305582
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2018
Number of Pages: 460

“Shtëpia e shpirtrave”, është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, I popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm “100 Vjet Vetmi” te Márquez. Është fitues i një numri të pafund çmimesh ndërkombëtare, është një libër i shkëlqyer i letërsisë bashkëkohore, i cilësuar si një ndër 100 më të lexuarit e letërsisë së sotme. Në roman përshkruhen në mënyrë marramendëse ngjarjet e vërteta të historisë, fshehur pas një fasade letrare. Në këtë sfond historik, të mirëpërcaktuar, hap krahët ngjarja në formën e një legjende. Dhe rrëfimi brilant shpalos historinë në tre brezatë familjes së Esteban Truebës i cili bie në dashuri me Rozën e bukur. E këtu nis e gjithë historia e kësaj familjeje...Fletoret e vjetra të Klarës, të shkruara gjatë periudhave të gjata të heshtjeve të saj, shpalosin historinë e familjes e të vendit, të komploteve, dashurive dhe urrejtjeve, fajeve dhe hakmarrjeve, paudhësive dhe mirësive. Ëndrrat, shpresat, dashuritë, trashëgimitë shpirtërore dhe lidhjet mes njëri-tjetrit të cilat bëjnë që faqet e librit të fluturojnë njëra pas tjetrës. Ky roman të lë gojëhapur për fuqinë shprehëse dhe bukurinë e përshkrimit. Pa dyshim ai është një roman që mban edhe peshën e përshkrimit të ngjarjeve historike të vendit, perms të njëjtit talent letrar që e bënë Isabel Allende-n një shkrimtare të famshme.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.