Theodhosi I Vogel

Theodhosi I Vogel

B23950
1.400 Lekë
Razvan Radulescu
ISBN: 9789928348920
Publisher: Toena
Publication Year: 2022
Number of Pages: 512

Romani “Theothosi i vogël” nga Razvan Radulescu është një fantazi që mbështjell shqetësimet shoqërore në një ambient përralle, përmban një sërë personazhesh që nuk do të ishte me vend të uleshin rreth të njëjtës tavolinë me politikanët, strategët dhe personalitetet e medias së sotme. Në botën e Radulescu-t gjeografia e Rumanisë është e transformuar: kufijtë janë të ngatërruar në një mënyrë të tillë saqë formohen rrënjë të reja historike në territoret që kanë lindur prej tyre. Brenda një versioni fantastik të Vllahisë, ne gjejmë mbretëri në miniaturë, që përmbajnë vendbanime familjare bashkëkohore, të tilla si: Bukureshti, Filiasi dhe Petrila, së bashku me vende të themeluara nga tregimi, si Fushat e Kërpudhës, Fushat e Luleshtrydhes dhe Lugina e Kërpudhës. Sfondi duket të jetë historik por, gjithsesi, tregimi ka shumë elemente të marra nga bota bashkëkohore. Edhe pse romani flet për fëmijërinë e parë nëpërmjet syve të një të rrituri, nuk është rreth fëmijërisë në vetvete. Por, ka të bëjë me fantazitë e saj, rreth mënyrës se si ngjarjet e botës së sotme janë të transformuara nga përfytyrimi i një fëmije në një çmenduri fantastike që përmban tmerre komike dhe komedi të trishtuara.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.