Imaret Nen Hijen E Kulles Se Sahatit

Imaret Nen Hijen E Kulles Se Sahatit

B23954
1.200 Lekë
Janis Kalpuzos
ISBN: 9789928348708
Publisher: Toena
Publication Year: 2022
Number of Pages: 592

Arta, 1854. Pushtimi turk. Dy djem kanë lindur në të njëjtën natë; njëri grek, tjetri turk dhe fatet i bëjnë ata vëllezër gjaku. Romani ndjek jetët e tyre të pikturuara në kanavacë, të historisë së panjohur të rajonit. “Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike. Nën hijet e orës që godet orët osmane, grekët, turqit dhe çifutët jetojnë krah për krah. Hija bie mbi dy miqtë, Liondosin dhe Nexhipin, së bashku me një vrasje misterioze, gjyshin Ismail, fanatikun Dogan, rebelimet, jetën e përditshme, zenkat e hedhjeve me gurë, Ramazanin, kafenetë, hamamet, kontrabandistët, fermerët, zotëruesit e pronave, pasurinë dhe varfërinë, embëlsinë dhe hidhërimin e jetës. Ky “qytet” ka vende, mënyra, zakone, tradita, besime fetare, të vërteta personale, por gjithashtu nevojat e brezave të ndryshëm që janë thirrur për të bashkëjetuar, të gjithë vijnë në jetë përpara syve tanë dhe ne udhëtojmë mendërisht që të gjendemi afër protagonistëve tanë, sikur po shohim në mënyrë sekrete evolucionin e jetëve të tyre mbrapa një perdeje magjike, me tinguj të çuditshëm dhe sharmantë, që na vijnë në veshët toanë, dhe nuhatje të çuditshme por kaq familjare, që rrjedhin në qeniet tona.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.