Motrat E Aushvicit

Motrat E Aushvicit

B24084
1.250 Lekë
Roxane Van Iperen
ISBN: 9789928366269
Publisher: Dituria
Publication Year: 2022
Number of Pages: 406

Gjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.
Por në qershor 1944, Foleja e Lartë nuk ishte më vendi i sigurt. Lina dhe Jani u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit të Westerborkut. Atje takuan edhe Ana Frankun dhe motrën e saj Margonë, me të cilat u internuan në Aushvic e më pas në Bergen-Belsen, ku Jani dhe Lina do të kujdesen për motrat Frank deri në ditët e tyre të fundit të jetës. Ato do të jenë ndër të paktët njerëz që i mbijetuan ferrit të kampeve dhe që u kthyen në Amsterdam.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.