Djali Nga Blloku 66

Djali Nga Blloku 66

B25348
1.000 Lekë
Limor Regev
ISBN: 9789928383778
Publisher: Botimet Jozef
Publication Year: 2023
Number of Pages: 202

Kjo është historia e një fëmije që u detyrua të rritet pa dashuri, një djalë i zakonshëm, anonim, që priste me padurim të festonte bar mitzvah-un e tij, që nuk do të ndodhte kurrë. Bota që ai njihte u shemb para syve të tij. Ai duhej të luftonte çdo ditë për të drejtën e tij të qenësishme, ekzistencën, edhe në rrethanat më të pafavorshme.
Në fillim të vitit 1945, qindra djem hebrenj të uritur dhe të dobësuar, që i kishin mbijetuar marshimeve të vdekjes, mbërritën në Bukenvald. Të burgosurit politikë i përshkruan fëmijët që erdhën në kamp si "gjysmë të vdekur. Kalina dhe miqtë e tij u tronditën nga pamja e tyre dhe vendosën të bënin gjithçka që mundnin, për t'i shpëtuar. Ata panë te këta fëmijë të ardhmen e pasluftës.
Me kalimin e viteve, gatishmëria ime për të folur është bërë një nevojë e brendshme, së bashku me dëshirën për t'ua treguar historinë time sa më shumë të rinjve. Përpiqem që ata të kuptojnë se edhe unë kam qenë dikur fëmijë, ashtu si ata.
Dhe pastaj, ai fëmijë nuk ishte më. Kur isha në moshën e tyre, jeta ime u kthye përmbys....
Ndjenja e humbjes së fëmijërisë do të më shoqërojë deri ditën që do të vdes. Më kujtohen ditët e pafajësisë, që m'i vodhën, kur në një çast të vetëm humba shtëpinë, u ndava nga prindërit dhe vëllai i vogël. Më duhej të mbijetoja, i vetëm, në një botë mizore, plot dhimbje fizike dhe emocionale, duke mos ditur çfarë u ndodhi atyre

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.