Ndalesa E Fundit Auschwitz

Ndalesa E Fundit Auschwitz

B25350
1.200 Lekë
Eddy De Wind
ISBN: 9789994306985
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2023
Number of Pages: 241

Aty nga fundi i vitit 1944 gjermanët nisin braktisjen e Aushvicit, ndërkohë që Ushtria e Kuqe po afrohet. Marrin me vete shumicën e të burgosurve të mbetur duke i detyruar t'u nënshtrohen marshimeve rraskapitëse drejt kampeve të përqendrimit të Gjermanisë. Për t'i shpëtuar atij fati Eddy De Wind fshihet në njërën nga barakat, në një kapicë veshjesh; Friedeli, e shoqja, s'merr guximin të bëjë si ai. Disa ditë më vonë Eddy gjen një bllok të flakur tej dhe nis të shkruajë historinë e tij.
Ai dhe Friedeli u njohën në kampin transit të Westerborkut, në Vendet e Ulëta. Si të rinj e të shëndetshëm që ishin, i kishin vënë të punonin: Eddy si mjek, Friedeli si infermiere. Kishin ndenjur bashkë, ishin dashuruar dhe martuar gjithnjë brenda kampit, por ajo parantezë e brishtë qetësie e paqeje s'ishte e thënë të zgjaste. Hipur në karvanët e vdekjes, edhe ata ishin shpërngulur në Aushvic. Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.