Dashamireset

Dashamireset

B13320
2.500 Lekë
Jonathan Littell
ISBN: 9789994351787
Publication Year: 2012
Number of Pages: 1088

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme. Kjo histori, e rrëfyer më një ftohtësi mhanitëse përmes syve të ekzekutuesit e me një fuqi të jashtëzakonshme zbuluese në skutat më të errëta të historisë evropiane, është një vëzhgim i detajuar mjeshtëror mbi Holokaustin dhe Nazizmin.
Jonathan Littell bën një rrëfim të gjatë dhe kronologjik, që shkon në kufijtë e realizmit dhe surreailzmit. Me botimin e tij, "Dashamirëset" shkaktoi një debat të madh në Francë dhe Evropë mbi moralitetin e të dhënit zë një karakteri të tillë që ekzekuton ftohtë, në emër të kauzës për të cilën është betuar.
Kritika gjermane e akuzoi këtë libër si një "pornografist i dhunës", por përtej tronditjes që të shkakton leximi i tij, ai mbetet padyshim ndër librat më mjeshtërorë dhe më të besueshëm kushtuar luftës. "Dashamirëset" fitoi Cmimin Goncourt në vitin 2006 dhe është cilësuar një ndër librat më të rëndësishëm të botuar në pesëdhjetë vitet e fundit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.